Lirim nga detyra padrejtësisht i çdo punonjësi policie konsiderohet shkelje ligjore dhe përveç pagës, shteti do të duhet t'i rikthejë në postin dhe gradën që kanë patur. Është ky vendimi i gjykatës së lartë i cili kaloi në heshtje. Ndërsa nga 23 tetor është në fuqi, dhe u mor pas padisë së inspektorit të policisë rrugore në Gramsh i cili në vitin 2016 shteti e nxori në rrugë.
Padia e efektivit Sulejman Agolli që shihni në këtë foto, ka bërë që pas afro një dekade uniformat blu të fitojnë dinjitetit e mohuar dhe nëpërkëmbur nga eprori i radhës.
Pas 21 viteve në uniformë z.Agolli do të lirohej nga detyra kur uniformat blu drejtoheshin ndaj z.Haki Çako, shkak sipas urdhër lirimit të siguruar nga emisioni “FactCheck” ishte ristrukturimi.
z.Agolli me urdhrin 3699 u zhvesh me motivacionin “Inspektor Sulejman Agolli, me detyrë trupë shërbimi trafiku dhe linje, në seksionin e policisë rrugore, në Komisariatin e Policisë Gramsh në Drejtorinë e Policisë të Qarkut Elbasan, për shkurtim të funksionit organik të lirohet nga Policia e shtetit. 2.Të paguhet për ditët e pushimeve vjetore të pakryera. 3.Të drejtat administrative dhe financiare t'i ndërpriten më datë 01.04.2016. 4.Trajtimi financiar pas ndërprerjes së marrëdhënieve financiare të bëhet në bazë të nenit 12 të ligjit nr. 10142, datë 15.05.2009 "Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit,...etj në Republikën e Shqipërisë.”
Pas një beteje të gjatë ligjore, z.Agolli në gjykatën administrative aty ku ankimoi urdhrin e lirimit duke e konsideruar të padrejtë, Humbi.
1. Paditësi Sulejman Agolli, duke mos qenë dakord me vendimmarrjen e palës së paditur i është drejtuar gjykatës në datën 16.05.2016 me padinë objekt gjykimi, duke kërkuar anulimin e urdhrit nr. 3699, datë 31.03.2016, rikthimin në punë dhe pagën deri në momentin e rikthimit në detyrë.
2.
3. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës me vendimin nr. 1013 (82-2016-1579) datë 15.11.2016 ka vendosur: “Rrëzimin e padisë.”
Me shpresën se drejtësia do ti rivesh uniformën blu, ish polici trokiti në gjykatën e apelit administrative.
Gjykata Administrative e Apelit me vendimin nr. 592 datë 07.12.2022 ka vendosur: “Ndryshimin e vendimit nr. 1013, datë 15.11.2016 të Gjykatës Admnistrative të Shkallës së Parë Durrës. Pranimin e pjesshëm të padisë së paditësit Sulejman Agolli. Shfuqizimin e vendimit nr. 3699, datë 31.03.2016 i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Tiranë, për sa i takon lirimit të paditësit nga Policia e Shtetit. Detyrimin e të paditurit të rikthejë paditësin në Policinë e Shtetit në pozicion të barazvlefshëm me të. Detyrimin e të paditurit t’i paguajë pagën nga data 01.04.2016 e deri në kthimin në detyrë, duke zbritur nga kjo pagesë pagesën që ka përfituar paditësi për efekt të nenit 12 të ligjit nr. 10142, datë 15.05.2009. rrëzimin e padisë për kërkimet e tjera”.
Bindja se ishte në të drejtën e tij e të qindra e mijërave kolegëve të larguar ndër vite, bëri që Agolli të trokas në gjykatën e lartë.
Tashmë gjykatat më të ulëta në vend nuk munden të kenë dy standarde, pasi ka në fuqi një vendim unifikues të kolegjit administrativ të gjykatës së lartë prej datës 23 tetor.
Ai thotë se: Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, vendosi të njësojë praktikën gjyqësore, sipas kësaj mënyre interpretimi: Statusi i punonjësve të Policisë së Shtetit, i miratuar me hyrjen në fuqi të ligjit nr. 108/2014, u njeh punonjësve të Policisë së Shtetit të drejtën për të kërkuar në rrugë gjyqësore rikthimin në detyrë, në rastet kur konstatohet paligjshmëria/pavlefshmëria e aktit të përjashtimit, apo të lirimit nga Policia e Shtetit.



