10 kandidatë në garë për të zëvendësuar Përparim Kalon në Gjykatën Kushtetuese (EMRAT)

10 kandidatë në garë për të zëvendësuar Përparim Kalon në Gjykatën Kushtetuese (EMRAT)

Dhjetë kandidatë kanë aplikuar në Presidencë pas përfundimit të afatit për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, që u krijua pasi gjyqtarit Përparim Kalo i mbaroi mandati. Në listë janë edhe ish-kryeprokurorja Arta Marku dhe kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gent Ibrahimi.

 Presidenca ka bërë bërë të ditur se lista do t’i përcillet Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për secilin kandidat në mënyrë që të kryhet verifikimi për figurën e tyre në përputhje me kërkesat e ligjit.

Njoftimi i plotë:

Janë 10 kandidatë që kërkojnë të jenë pjesë e Gjykatës Kushtetuese, emrat e të cilëve janë publikuar sot nga Presidenti.

Institucioni i Presidentit të Republikës, njofton se pas përfundimit të afatit të aplikimit për vendin vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, “Vakancë e plotë”, e krijuar për shkak të deklarimit të mbarimit të mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese në datën 08.04.2022, të zotit Përparim Kalo, me vendim nr. 42 datë 22.12.2021, të Gjykatës Kushtetuese, procedurë aplikimi kjo e shpallur me Dekretin nr. 13413, datë 13.01.2022, të Presidentit të Republikës, rezulton se kanë shprehur interes dhe kanë aplikuar shtetasit e mëposhtëm:

1. Zonja Ardita Buna

2. Zonja Arta Marku

3. Zonja Arta Vorpsi

4. Zoti Besnik Dervishi

5. Zonja Elida Take

6. Zoti Gent Ibrahimi

7. Zonja Juliana Latifaj

8. Zoti Maksim Qoku

9. Zonja Manjola Xhaxho

10. Zoti Sandër Beci

Lista e aplikantëve të mësipërm dhe dokumentacioni për secilin kandidat i përcillen menjëherë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për verifikim dhe vlerësimin e tyre në përputhje me kërkesat e Kushtetutës dhe të ligjit.

Institucioni i Presidentit të Republikës, referuar pikës 2 të nenit 7/b, të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, gjen rastin të kujtojë se, të gjitha institucionet publike që kanë lidhje me sistemin e drejtësisë, organizata të shoqërisë civile me veprimtari në mbrojtjen e të drejtave të njeriut ose të krijuara për mbrojtjen e interesave të përdoruesve të sistemit të drejtësisë, mund të paraqesin opinionet e tyre në lidhje me kandidaturat pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy