Putin: Reagim i menjëhershëm, në rast të ndërhyrjes nga jashtë

Putin: Reagim i menjëhershëm, në rast të ndërhyrjes nga jashtë

Vladimir Putin siguroi se nga Moska do të ketë një reagim të menjëhershëm dhe të rrufeshëm në rast të një ndërhyrje nga jashtë.

Lidhur me sanksionet ai tha se planet e vendeve perëndimore për të mbytur ekonominë ruse, kanë dështuar, duke shtuar se ndikimi ekonomik i sanksioneve nuk ka qenë aq i fortë për momentin.

Duke folur nga Shën Petersburgu këtë të mërkurë, gjatë një takimi me anëtarët e Këshillit të Ligjvënësve, kreu i Kremlinit siguroi se “objektivat e operacionit special ushtarak do të kryhen pa kushte.

Qëllimi është të garantohet siguria e banorëve të republikave popullore të Donetsk dhe Luhansk, të Krimesë ruse dhe të gjithë vendit tonë. Ne do t’i tregojmë në publik mercenarët e huaj të kapur.

Numri i mercenarëve të huaj në Ukrainë po rritet dhe Ministria ruse e Mbrojtjes do të shfaqë publikisht disa prej atyre që janë kapur.

Me pak fjalë, Presidenti rus i premton luftë kujtdo që dëshiron të ndërhyjë në situatën në Ukrainë “duke krijuar një kërcënim strategjik”.

Rusia do t’i përgjigjet në mënyrë adekuate të gjitha sfidave dhe kërcënimeve, siç ka bërë gjithmonë. Ne i kemi të gjitha mjetet për një përgjigje të shpejtë dhe do t’i përdorim ato nëse është e nevojshme.

Ukraina është një armë gjeopolitike e krijuar nga armiqtë kundër Moskës. Armiqtë e Rusisë kanë përshpejtuar krijimin e një arme të re gjeopolitike, duke e shndërruar Ukrainën në një shtet anti-rus, duke u mbështetur në rusofobinë dhe nacionalistët. Kjo nuk është diçka e re, por padyshim që i kanë dhënë forcë të re, një shtysë të re.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy