Kakavijë, kapen 22 kg kanabis

Kakavijë, kapen 22 kg kanabis

Policia kufitare e Kakvijës ka sekuestruar 22 kilogramë kanabis sativa. Droga po transportohej nga tre persona, të cilët u konstatuan mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 me anë të kamerave termike.

Policia sqaron se: Më datë 26.03.2017, rreth orës 21.00, në vendin e quajtur “Diga e Liqenit”, në afërsi të fshatit Vrisera, nga punonjësit e policisë Kufitare Kakavije u konstatuan me kamer termike 3 persona, të cilet po ecnin me këmbë nga fshati Vrisera për në drejtim të liqenit. Menjëherë shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje të këtyre personave, të cilët kur ju ka bërë thirrje policia për të ndaluar, kanë braktisur çantat dhe duke përfituar nga erresira janë larguar në drejtim të pyllit. Në ndjekje të tyre janë vënë shërbimet e Policisë Kufitare si dhe ato të Sektorit Kundër Narkotikëve. Në çanta u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 22 kg lëndë e dyshuar narkotike si ajo e llojit Canabis Sattiva.

Nga ana e Policisë vijon puna për kapjen e këtyre personave.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë  për hetim te mëtejshëm,  për veprën  penale “Trafikim i narkotikëve ”,  parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy