Koronavirusi, bie numri ditor i rasteve të reja (VIDEO)

Koronavirusi, bie numri ditor i rasteve të reja (VIDEO)

Në 24 orët e fundit ka një rënie të numrit të rasteve të reja me koronavirus, krahasuar me një ditë më parë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë 31 raste të reja, rezultate që kanë dalë nga 300 testime të kryera.

Pjesa më e madhe janë kontakte familjare të rasteve të konfirmuara pozitivë, por ka disa raste të reja në proces hetimi në Elbasan, Vlorë, Shkodër dhe Tiranë.

Shpërndarja e rasteve të reja është si vijon: 8 raste në Tiranë, 6 në Pukë, 5 në Shkodër, 5 në Vlorë, nga 2 raste në Durrës, Krujë, Elbasan, dhe 1 rast në Lushnje.

Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit numri i të shëruarve është më i lartë se ai i të prekurve nga Covid19. Janë shëruar 33 qytetarë.

Ndërkohë, një pacient nuk e ka fituar dot betejën me Covid19. Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv një pacient 71-vjeçar nga Durrësi, i shtruar prej më shumë se dy javësh. Ai e çon në 36 numrin e viktimave deri tani në Shqipëri nga koronavirusi.  

Aktualisht në spitalin infektiv po marrin sherbim 48 pacientë, prej tyre 7 janë në terapi intensive.

COVID-19 – Statistika

Testime totale                         19862

Raste pozitive                          1416

Raste të shëruara                    1034

Raste Aktive                              346

Humbje jete                                36 (Qarku Tiranë 21, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive:

Tiranë                  199

Shkodër                45

Krujë                     32

Kamëz                   23

Durrës                   15

Pukë                        7

Lushnje                  6

Vlorë                       6

Elbasan                  3

Mat                         2

Tropojë                  2

Korçë                      1

Librazhd                1

Mallakastër           1

Lezhë                      1

Berat                       1

Ura Vajgurore       1

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy