
Partia Demokratike do të mbajë nesër, mbledhjen e parë të Kryesisë pas zgjedhjeve të 11 majit.
Në fokus të takimit do të jetë vendimmarrja e opozitës lidhur me qëndrimin ndaj procesit zgjedhor, të cilin PD e ka konsideruar një “farsë”, si dhe qasja që do të ndjekë në Kuvend.
Gazetari i politikës, Mariglen Kume, deklaroi për “MCN Live” se në këtë mbledhje pritet të diskutohet qartë linja politike që do të ndjekë PD në jetën parlamentare.
Ai thekson se deri më tani nuk ka asnjë sinjal që PD do të djegë mandatet apo të largohet nga parlamenti.
Partia Demokratike do të mbajë të mërkurën mbledhjen e parë të Kryesisë pas zgjedhjeve të 11 majit, ku do të diskutohet vendimarrja e opozitës ndaj ‘farsës zgjedhore’ dhe zhvillimet politike në vend.
Deri më tani nuk ka asnjë sinjal që PD do të djegë mandatet apo të largohet nga parlamenti.
PD nuk ka ndërmend të djegë mandatet.
Përkundrazi, pritet të marrë pjesë në jetën parlamentare dhe të zhvillojë një aksion të kombinuar, si brenda parlamentit, ashtu edhe jashtë tij.
Mbledhja është thirrur nga lideri historik i PD-së, Sali Berisha, i cili ka paralajmëruar se do të diskutohet agjenda politike që do të ndjekë partia në përballje me qeverinë, pas refuzimit për të njohur rezultatin e zgjedhjeve të fundit.
Në PD ka zëra të ndryshëm: një pjesë kërkojnë që aksioni opozitar të fokusohet jashtë parlamentit, ndërsa të tjerë theksojnë se largimi nga Kuvendi do të ishte një luks që PD nuk mund ta përballojë, pasi aty diskutohen dhe miratohen ligje me rëndësi jetike për vendin.
Vendimi përfundimtar për qëndrimin në Parlament pritet të formalizohet gjatë mbledhjes së nesërme, por burimet e deritanishme tregojnë qartë se PD do të vijojë pjesëmarrjen në jetën parlamentare, duke u pozicionuar si një opozitë aktive dhe institucionale.



