26 shtatori, Dita Evropiane e Gjuhëve

26 shtatori, Dita Evropiane e Gjuhëve

Dita Botërore e Gjuhëve festohet çdo vit më 26 Shtator dhe synon të promovojë rëndësinë e të mësuarit të gjuhëve të huaja, respektin për diversitetin kulturor dhe komunikimin ndërkombëtar. 

Dita Evropiane e Gjuhëve është shpallur nga Këshilli i Evropës më 6 dhjetor të vitit 2001, dhe që është përkrahur edhe nga Bashkimi Evropian. 

Qëllimi i saj është të nxisë mësimin e gjuhëve në të gjithë Evropën dhe si e tillë mbështetet edhe në iniciativën e Këshillit të Evropës. 

Synimet e kësaj feste janë të vlerësojë të gjitha gjuhët dhe kulturat evropiane, si dhe kontributin e njerëzve të cilët kanë avantazhet e shumëgjuhësisë, rritjen e shumëgjuhësisë individuale dhe motivimin e njerëzve në Evropë për të mësuarit e gjuhëve gjatë gjithë jetës.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar ruajtjes së trashëgimisë së pasur të rreth 200 gjuhëve evropiane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy