
Ramazani është muaji i shenjtë i vitit për myslimanët dhe gjatë gjithë muajit besimtarët agjërojnë çdo ditë nga agimi deri në perëndim të diellit.
Besimtarja myslimane dhe psikologia Edlira Dyrmishaj për mikrofonin e “Zgjohu me MCN”, thotë se me agjërimin e Ramazanit më së miri shprehet besimi, sinqeriteti, humaniteti, uniteti, solidariteti, virtyte këto të cilat duhet të stolisin çdo besimtar.
Për të gjithë besimtarët mysliman, ky muaj është një muaj tepër i veçantë, është pikërisht ajo koha kur dhe ne themi është pjesa më e bukur e vitit.
Eksperiencat e agjërimit të Ramazanit natyrisht se janë të ndryshme për këdo por është e pashmangshme të themi se është një periudhë dhe shpirtërore edhe emocionale dhe në aspektin fizik.
Përfitimet e këtij muaji janë nga më të larmishmet. Personalisht kam një eksperiencë të gjatë të agjërimit, dhe jam pafundësisht mirënjohëse Zotit dhe ndihem e bekuar që prej kaq shume vitesh agjëroj.
Kur flasim për adhurimet duhet thënë se është një raport personal me Zotin, bëhet vetëm për të fituar kënaqësinë me Zotin dhe në momentin kur një njeri e ka të qartë këtë më veten e tij, është mirë i orientuar edhe për sakfricën që mbart ky proces, sepse janë 30 ditë, dhe shpërblimi është i madh i çeljes së Iftarit që është gëzim se në fund të ditës ti po mbyll ciklin e një objektiv ditor.
Nuk është aty uria por kënaqësia dhe bashkimi qe përjeton me familjaret, miqtë, solidariteti që ti gjen aty, që ndoshta jo gjatë gjithë viti ti ke mundësi ta kesh aty.
Në terma afatgjatë, agjërimi i ramazanit lidhet me një mori dobish si mendore, shpirtërore dhe fizike, sepse ai është një mekanizëm që përçon te çdo agjërues disa mekanizëm mendor dhe fizik që do ti shërbejnë atij gjatë gjithë vitit në jetën e tij.



