Trafik heroine nga Shqipëria drejt Campania-s në Itali. 26 persona janë arrestuar në kuadër të një hetimi të nisur nga policia italiane në maj të vitit 2016.
Operacioni “Smoke Snake” çoi në ekzekutimin e urdhrave të arrestit për 26 persona. Ndaj këtyre të fundit, Prokuroria e Napolit kishtë lëshuar urdhra arresti pasi është provuar se ishin pjesë e një grupi që trafikonte drogë nga Shqipëria, për ta shpërndarë më pas në sheshet e Napolit dhe Caserta-s.
Hetimi i nisur në maj 2016 ka çuar në pranga 9 persona dhe ka bërë të mundur sekuestrimin e 38 kg marijuanë dhe 7.4 kg heroinë e llojit “Cobret”. Detajet do të bëhen të ditur sot në orën 10:30.



