
Ministri për Evropën dhe Punët e jashtme Ditmir Bushati ka deklaruar për Reuters se Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit perëndimor presin anëtarësimin në 10 vitet e ardhshme. Sipas Bushatit Ballkani perëndimor është një fushë gjeostrategjike shahu për sigurinë e BE-së në luftën kundër terrorizmit.



