Spanja shënon 832 viktima nga Covid-19 brenda një dite

Spanja shënon 832 viktima nga Covid-19 brenda një dite

Numri i të vdekurve në 24 orë si pasojë e pandemisë së koronavirusit është rritur në Spanjë në 832, duke e çuar në 5 690 numrin e të vdekurve në vend, sipas bilancit zyrtar të njoftuar sot.

Spanja është vendi i dytë që numëron numrin më të madh të viktimave në botë nga Covid-19 pas Italisë.

Qeveria spanjolle disa ditë më parë njoftoi një plan për të mobilizuar 200 miliardë euro për t'u marrë me pasojat e krizës ekonomike të shkaktuar nga epidemia e koronavirusit.

"Ne do të mobilizojmë deri në 200 miliardë euro. 117 miliardë do të jenë plotësisht publike, pjesa tjetër do të sigurohet nga burime private. Do të jetë mobilizimi më i madh i burimeve në historinë demokratike të Spanjës. Këto janë periudha të jashtëzakonshme që kërkojnë masa të jashtëzakonshme", tha Sanchez.

Rrugët e gjera në Madrid dhe Barcelona janë praktikisht të shkreta, si qytetet dhe fshatrat anembanë Spanjës, ndërsa motorët spërkatin rrugët me dezinfektues për të pastruar rrugët./TVT.al/ 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy