Vllaznia e femrave ka shkruar historinë për klubet shqiptare, teksa ka rritur të kualifikohet në grupet e Champions League.
Shkodranet kanë mposhtur ukrainaset e Vorskla me rezultatin 2-1 në “play off”, pas ndeshjes së parë të mbyllur në barazim 1-1.
Patterson i dha avantazhin Vllaznisë në minutën e 35-të, duke bërë që të shpërthejë festa në “Loro Boricci”.
Në minutën e 85-të, Vorskla barazoi shifrat me Korsun, vetëm një minutë pasi kishin humbur penalltinë.
Megjithatë barazimi zgjati shumë pak, pasi në minutën e 89-të, Berisha me një supergol nga jashtë zone, i dha avantazhin dhe fitoren Vllaznisë.
Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, dhe vajzat shkodrane kualifikohen në grupet e Champions League për herë të parë. Pas përfundimit të ndeshjes, nuk munguan edhe lotët e gëzimit, ku shkodranet u shfaqën tejet të emocionuara.



