Ngacmim seksual apo shkëmbim favoresh? Ish-aktorja hedh dyshime mbi femrat e lëvizjes #MeToo

Ngacmim seksual apo shkëmbim favoresh? Ish-aktorja hedh dyshime mbi femrat e lëvizjes #MeToo

Lëvizja  #MeToo rikthehet sërish në qendër të vëmendjes pas një deklarate të ish-aktores Roseanne Barr. Skeptike për akuzat mbi të cilat u ngrit kjo lëvizje, Barr foli pa rezerva në një intervistë për Candace Owens.

Ajo tha se para se të ngrejnë pretendimet për ngacmimet seksuale, disa nga femrat e kësaj lëvizjeje duhet t’i përgjigjen pyetjes se çfarë bënin në orën 03:00 të mëngjesit në dhomat e meshkujve në hotele.

“Ato kishin shkuar atje sepse mendonin se do të fitonin një punë, 15 vjet më parë. Ato pretendojnë se nuk ka qenë një shkëmbim i favoreve seksuale me paratë”, tha ajo.

Aktorja komike më pas u ndal te një nga kandidatet e demokratëve për Shtëpinë e Bardhë, Kamala Harris, duke e akuzuar atë për takime private me ish-kryetarin e San Franciskos, Willie Brown, për përfitime politike. Brown pranoi se ka "ndikuar" në karrierën politike të Harris, kur ai iu dha një përgjigje këtyre thashethemeve në një shkrim për “San Franciso Chronicle”, muajin e kaluar.

“Shikoni rastin e Kamala Harris, të cilën unë e quaj Kama Sutra Harris. E dimë të gjithë si ia doli. E gjithë rruga e saj deri në majë ka qenë një histori krevati”, thotë Barr.

Barr dhe seriali i saj "Roseanne" u kthye në ekran vitin e kaluar me vlerësime të mëdha dhe shikueshmëri të lartë. Megjithatë, kohërat e mira nuk zgjatën shumë dhe Barr u largua nga ABC-ja, pas një komenti të pahijshëm për ish-këshilltaren e Obamës, Valerie Jarrett, të cilën e quajti një shartim mes “vëllazërisë myslimane dhe planetit të majmunëve”.

Ylli i dikurshëm i komedisë ka bërë shpesh deklarata të tilla që i kanë kushtuar vendin e punës. Në intervistën e saj të fundit, Barr ofendoi gratë myslimane të Kongresit, Ilhan Omar dhe Rashida Tlaib, duke thënë: "Është e frikshme që ne kemi Hamasin në Kongresin tonë". 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy