Ish-portieri i njohur nga Saranda, Fredi Mërkuri, ka ndërruar jetë në moshën 62-vjeçare, aty ku u bë i njohur për të gjithë, në fushën e lojës.
Klubi i Butrinti, kishte organizuar një miqësore mes veteranëve, aty ku mori pjesë edhe Mërkuri.
Ky i fundit pësoi një kolaps gjatë ndeshjes dhe ra në fushë. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve, Mërkuri nuk ia doli dot, duke u ndarë nga jeta.
Fredi Mërkuri është konsideruar si një nga ikonat e klubit të Butrintit në Sarandë, ndërsa përveç si futbollist ai e vazhdoi pasionin e tij për këtë sport, duke trajnuar të rinjtë.



