Pamjet e atentatit të kryeministrit të Sllovakisë (VIDEO)

Pamjet e atentatit të kryeministrit të Sllovakisë (VIDEO)

Pamjet që gjenden më poshtë tregojnë momentet e atentatit ndaj kryeministerit të Sllovakisë, Robert Fico, i cili si pasojë e të shtënave po lufton mes jetës dhe vdekjes.

Kryeministri sllovak u qëllua, në atë që ministria e Brendshme sllovake tha se ishte një atentat.

Ai u qëllua përpara një ndërtese në qytetin qendror të Sllovakisë, Handlova, ku ishte mbajtur një mbledhje e qeverisë.

Fico u plagos në bark, gjoks dhe gjymtyrë nga të paktën 3-4 të shtëna me armë, duke u transportuar me urgjencë në spital, pasi fillimisht u fut me shpejtësi në makinën e tij.s

Autori i sulmit, i cili fshihej mes turmës së mbledhur para godinës ku po fliste kryeministri, u ndalua nga disa kalimtarë dhe forcat e sigurisë.

Aktualisht kryeministri 59-vjeçar po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale, ndërkohë që paraqitet në rrezik për jetën.

“Kryeministri u transportua me helikopter në spitalin Banska Bystrica midis jetës dhe vdekjes”, njoftoi qeveria në një deklaratë, duke e quajtur sulmin një tentativë vrasje.

Autori i atentatit është identifikuar si një “majtist” 71-vjeçar, Juraj Tsintula, për të cilin thuhet se ka botuar disa koleksione me poezi dhe ka punuar për një shërbim privat sigurie në vitin 2016.

Ndërkohë politika e jashtme e kryeministrit 59-vjeçar ka tërhequr kritika nga Perëndimi, pasi pikëpamjet e tij gjithnjë e më pro-ruse kanë qenë në kundërshtim me ato të vendeve anëtare të NATO-s.

Në fushatën e tetorit të kaluar, ai e bëri të qartë pozicionin e tij për dërgimin e armëve në Ukrainë.

Fico ka qenë një kundërshtar i zëshëm i sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë, ndërsa vazhdon të kërcënojë me veton ndaj çdo ftese të ardhshme të anëtarësimit në NATO për Ukrainën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy