Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i ka dalë në mbrojte kreut opozitar shqiptar, Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berishës.
I pari LDK-së shtoi se këto akuza në këto kohë nuk i bëjnë nder UÇK-së e as pjesëtarëve të saj të cilët po akuzohen nga dhomat e Specializuara.
Isa Mustafa kërkon që sulmet pa arsye të shëndosha dhe pa argumente të dalën pasi po e dëmtojnë Kosovën. Sipas tij, për Kosovën duhet të ishte nder që në misionin e UNMIK kishte shqiptarë nga Shqipëria, si rasti i Lulzim Bashës.
Po ashtu ai kujton se ‘zbulimet’ e 2020 se dikush nga Shqipëria pas çlirimi ka qenë kundër UÇK-së nuk janë të vërteta dhe as i ndohmojnë pjesëtarët e UÇK-së që tashmë janë në gjyq në Hagë. Mustafa kujton se Gjykatën Speciale nuk e bëri Lulzim Bashe dhe Sali Berisha, por vetë Kuvendi i Kosovës.
Postimi plotë:
Të nderuar qytetarë,
Shqipëria i doli në krah Kosovës në në kohët më të vështira rrugën e saj të çlirimit dhe shtetndërtimit, si gjatë qeverisjes së demokratëve ashtu edhe të socialistëve. Nëntë vite kam qenë në ekzil, nga viti 1990 deri më 1999, dhe e kam përjetuar Shqipërinë si shtëpinë time, shtetin tim.
E ndjej shumë rëndë që në vitin 2020 të “zbulojmë” se dikush nga Shqipëria pas çlirimit paska qenë kundër UÇK-së. Konstruktime të tilla të pavërteta, nuk iu ndihmojnë pjestarëve të UÇK-së që tani janë në Hagë. Nuk i bëjnë mirë të së vërtetës. I bëjnë keq harmonisë dhe solidaritetit shqiptar në Shqipëri dhe në Kosovë, që na nevojitet më shumë se çdoherë më parë.
Gjykatën Speciale, nuk na e bëri Lulëzim Basha , Sali Berisha, ….por për te vendosi Kuvendi i Kosovës. Nëse s’do ta bënte Kosova do të vendoste Këshilli i Sigurimit i KB. Shqipëria nuk ka dorë dhe as hile në këtë vendim dhe as në proceset gjyqësore që u zhvilluan pas lufte.
Për ne duhet të ketë qenë nder prezenca e shqiptarëve nga Shqipëria në misionin e UNMIK-ut, sikurse edhe e kosovarëve. Ka qenë ndihmë specifike.
Ai në fund thotë se baltosja e njerëzve pa asnjë arsye të shëndoshë dhe pa argumente nuk është rrugë dhe mënyrë e mbrojtjes së vlerave të UÇK-së, të vlerave të shtetit tonë dhe të shtetit shqiptar. “Duhet të pushojnë sulmet e tilla, sepse po na dëmtojnë”, shkruan Mustafa.



