Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Lezhë, ku raportohet për të shtëna me armë brenda një parukerie.
Sipas burimeve një person ka hyrë në parukeri dhe ka qëlluar në drejtim të pronares, ndërkohë ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
E plagosura Etleva Ndoka është dërguar menjëherë në spitalin rajonal, ndërkohë që fatkeqësisht nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra.
Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



