Turizëm mes plehrave, Golemi dhe Durrësi ende pa zgjidhje (VIDEO)

Turizëm mes plehrave, Golemi dhe Durrësi ende pa zgjidhje (VIDEO)

Ndërsa muaji korrik shënon kulmin e sezonit turistik dhe shumë biznese janë përgatitur të presin pushuesit, mjedisi përreth plazhit të Golemit dhe Durrësit duket se nuk është aq “mikpritës”.

“Male me plehra” shihen çdo 500 metër vijës bregdetare të Golemit dhe Durrësit ku mesa duket ende nuk është gjetur se si dhe ku do të përpunohen plehrat pas mbylljes së vend grumbullimit të Porto Romanos.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga MCN, grumbujt me plehra kanë zënë pamjen piktoreske të plazhit dhe janë kthyer në një shqetësim si për pushuesit dhe biznes përreth.

Megjithëse kryeministri Edi Rama së fundmi është shprehur se “Do të bëjmë Shqipërinë kampion të turizmit në Ballkan”, në zonat turistike mungon shërbimi bazë, heqja e plehrave.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy