Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha në një fjalim para një grupi të rinjsh turq se ai po ndjek një politikë ekuilibri përsa i përket luftës Rusi-Ukrainë dhe shtoi se ai nuk ka ndërmend të rpesë lidhjes as Zelensky-n e as me Putinin.
Unë u kam dërguar përfaqësuesin tim special dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë, sepse shpërthimi i një lufte të re botërore nuk i shërben as rajonit tonë dhe as botës
Për sa i përket luftës Rusi-Ukrainë, për momentin ne po ndjekim një politikë ekuilibri si në Rusi ashtu edhe në Ukrainë. Në këtë politikë ekuilibri, sigurisht që nuk kam ndërmend të ndërpres lidhjet me Putinin apo Zelenskyn.



