"Kriza në veriperëndim të Sirisë po kthehet në një krizë të paparë të mbrojtjes së fëmijëve. Dhuna e javës së kaluar ka detyruar 6.500 fëmijë të ikin çdo ditë, duke çuar numrin e përgjithshëm të fëmijëve të zhvendosur në më shumë se 300 000 që nga fillimi i dhjetorit ", ka njoftuar dhe ka vënë alarmin Drejtori i Përgjithshëm i UNICEF-it, Henrietta Fore.
Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara për fëmijët 1.2 milionë fëmijë kanë nevojë urgjente për ushqim, ujë dhe ilaçe. Fëmijët dhe familjet e tyre po strehohen në struktura publike, shkolla, xhami, ndërtesa dhe dyqane të papërfunduara. Shumë njerëz thjesht jetojnë në ajër të hapur, madje edhe në parqe, në mes shirave të dendur dhe të të ftohtit. Qasja në shërbimet më themelore si shëndeti, uji ose kanalizimet është shumë e kufizuar ose nuk ekziston aspak.



