
Dinamo mori një fitore shumë të rëndësishme, teksa mposhti me rezultatin 2-1 Teutën, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Superiore.
Të tri golat e sfidës, u shënuan në pjesën e parë, ku protagonist ishte Lorenco Vila, i cili i shënoi dopietë skuadrës së tij. Golin e vetëm për Teutën e shënoi Daci në minutën e 35-të.
Në fund, durrsakët gjetën golin e barazimit me Filin, por ndërhyrja e VAR e anuloi. Me këtë fitore, Dinamo ngjitet në vendin e pestë me 22 pikë, ndërsa Teuta mban vendin e fundit me 16 pikë.



