Figura e Pasolinit/ Kastrati: I parakohshëm në gjithçka, zë i fuqishëm që tronditi sistemin mediatik

Figura e Pasolinit/ Kastrati: I parakohshëm në gjithçka, zë i fuqishëm që tronditi sistemin mediatik

Studiuesja Diana Kastrati, foli në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv mbi figurën komplekse të shkrimtarit dhe regjisorit të njohur italian, Piper Paolo Pasolini.

Kastrati thekson se Pasolini ishte një zë i fuqishëm që tronditi një sistem të tërë mediatik dhe kaloi 33 procese gjyqësore.

Ajo po ashtu vë në dukje që Pasolini ishte homoseksual i deklaruar dhe u kryqëzua në media.

Pasolini është i figurë komplekse, poliedrike, kontroverse. Njeriu i parakohshëm në gjithçka. Parakohshmëria e tij ishte edhe kostoja e tij e jetës. Ai ishte sa besimtar katolik, por kishte një konflikt të brendshëm me institucionin që e përfaqësonte, kisha. Ai ishte një i majtë, ishte një marksist le të themi. Italia mund të them që nga momenti i tij nuk ka nxjerr një figurë të dytë si ai. Vdekja është mister. Ka një emër, por s’është as ai. Pas lajmit të vdekjes është gjetur i masakruar, të gjitha gazetat, të gjitha mediat, flisnin se mund të ishte një vrasje me vulë politike, por s’ishte politike. Alberto Moravia, miku më i afërt i tij, deri në 75-ën kur vdiq kanë qenë bashkë çdo ditë. Ishin të kundër në çdo çështje që parashtrohej. Ishin dy intelektualë, dy shkrimtarë, dy artistë, shumë të thellë, kompleks, por nuk ndanin asgjë. Gjëja e parë që tha Moravia tha që ishte vrasje me sfond seksual. Pasolini goditi sistemin dhe u bë mbrojtës i njerëzve pa zë. Moravia ishte borgjezia e lartë dhe tërhiqej nga Pasolini, borgjez i vogël. Skandal prodhonin të dy, në çdo libër që nxirrnin, në nivel të lexuesit, po aq të kritikës letrare. Pasolini ka kaluar rregullisht në procese gjyqësore. Mendoni sa zë i fuqishëm ishte sa të trondiste një sistem të tërë mediatik. Ka eksperimentuar forma të reja arti. Ka qenë regjisor, piktor, publicist i jashtëzakonshëm. Nuk do kishte qenë Pasolini në paravijë për mua, ka qenë përmes Moravias. Ai është dashuria e përjetshme e imja. Moravia më ndihmonte përmes produktit artistik për të njohur veten. Ishte shoqëria intelektuale e jashtëzakonshme. Pasolini ka pasur shoqëri me gra shumë interesante, ndër të tjera Maria Callas që u përzgjodh për të luajtur Medean. Ai ka qenë i deklaruar si gay që më herët. E kanë kryqëzuar. 33 procese gjyqësore. E kanë kryqëzuar në media, në TV”.

Kastrati kujton po ashtu që Pier Paolo Pasolini ishte kundër abortit, dhe mbeti një njeri anti-konvencional për sa kohë jetoi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy