Kërkesa për çregjistrimin e Bashës/ Musai: Frymën opozitare nuk mund ta lësh në dorë të gjykatës (VIDEO)

Kërkesa për çregjistrimin e Bashës/ Musai: Frymën opozitare nuk mund ta lësh në dorë të gjykatës (VIDEO)

Teksa ende pritet vendimi i Gjykatës së Apelit se kujt i përket vula e PD-së, deputetët demokratë ndërmorën një tjetër hap në gjykatë. Edit Harxhi dhe avokatja e saj Endira Bushati kërkojnë çregjistrimin e Lulzim Bashës nga regjistri i partive politike të gjykatës si kryetar i PD-së.

Lidhur me këtë situatë, në studion e “MCN live”, drejtori i gazetës “Telegraf”, Engjëll Musai, u shpreh se gjykata është e vonuar, porse me gjithëkëtë fryma opozitare nuk mund t’ia lësh në dorë gjykatës.

Ana ligjore në këtë vend ka shumë mungesa, në kohën kur për drejtësinë në vend janë harxhuar rreth 23- milion €, duhet të kishim një drejtësi që kur flet ajo, të gjithë të heshtnim.

Në këtë aspekt mendoj se gjykata është vonuar,  do dëshiroja të vij e drejta dhe të mbizotëroj fryma, pasi në fund të fundit, fryma e partisë do të jetë ajo që nëse nesër do të jenë në qeverisje, pra, këtë gjë nuk mund ta ndash më gjykata, frymën opozitare nuk mund ta ndash me gjyqe, është e pafalshme, e pamoralshme, të gjithë frymën opozitare s’mund ta lësh ën dorë të gjykatës.

Për Musain, është e domosdoshme, hapja e dosjeve të politikanëve, sepse vetëm në këtë mënyrë lirohet Shqipëria.

Unë mendoj që këtu duhet të hapen listat e politikanëve, sepse vetëm kështu mund të çlirohet Shqipëria, kam burimet e mia që ka deputetë që kanë dosje të së kaluarës dhe kjo është shumë e rëndë.

Nga ana tjetër, z. Musai, mendon se grupimi i Aliebaj nuk ka legjitimitetin e popullit, sikurse në anën tjetër, nuk mund të lësh Berishën edhe pas 30 vitesh në krye të PD-së.

Unë mendoj se grupimi i Alibeaj nuk ka legjitimitet në popull, në kuptimin e pranisë nga qytetarët, por a është momenti që Berisha, pas 30 vitesh të jetë prape në krye të PD-së, edhe kjo është nonsens.

Pra, kemi të bëjmë më një situatë të tillë, që grupimi Aliebaj për mendimin tim, është ndodhur si përkrahje  e partisë në pushtet.

Duhet të futeshin demokrat të rinj, sot nuk do të kishim as Berishën në atë post, kemi djemtë e vajza te reja të shkolluara, dhe jo të jemi në një situatë të tillë, gjendja do të jetë e rëndë te opozita, ajo që do të pësoj më shumë është opozita dhe populli opozitar.

E djathta duhet bashkuar, të krijoj lobingje, dhe të gjej fraksionet brenda të djathtës, të kenë ide më avangarde, duhet të udhëheqin opozitën shqiptare. Por a ndodh kjo në Shqipëri, nuk ndodh, se këtu deputetët bëhen me liste e me fis, ata që paguajnë leke, vendosen në lista, dhe ky është problemi që këtu demokracia është foshnje.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy