Qarku i Shkodrës mesa duket do të jetë në një garë shumë të ngushtë mes PS dhe PD, pasi sipas sondazhit të Ora Neës dhe IPR Marketing dy forcat më të mëdha politike do të ndajnë nga 5 mandate secila.
E përkthyer në përqindje, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike do të marrin nga 41% secila, pra nga 5 mandate.
Lëvizja Socialsite për Integrim është votuar nga 7% e qytetarëve shkodranë, ose 1 mandat deputeti.
Më pas vjen Partia LIBRA me 2.5%, PSD 2%, PBDNJ 1.5%, FRD 1% dhe PDIU 0.6%. Ky sondazh është realizuar duke intervistuar 1000 qytetarë.



