Ylli Manjani për disa kohë ka mbajtur postin e zv.ministrit në kohën e qeverisë Berisha dhe nga emisioni Bilardo në MCN ka treguar se si është të punosh me të.
Për të Berisha është shumë detajist, etik në substancë dhe futet tek linja e drejtimit piramidal. Sipas tij, Nano, Berisha dhe Rama janë kafshë pushteti, lidershipin e kanë të lindur.
Berisha futet te linja e drejtimit piramidal të shtetit, është detajist, do të di çdo gjë dhe do të jetë pjesë e vendimmarrjes për çdo gjë. Të gjithë që janë në këtë lojë janë paranojak. Është pjesë e detyrës, është efekt anësor, kush më shumë e kush më pak është dallimi. Disa e trajtojnë paranojën me medikamente, disa me raki. Nëse e kuron me raki shkon tek heqja e kokës. Lënia e pa kuruar shkakton pasoja.
Kështu që në këtë sens Berisha është shumë detajist, shumë etik në substancë. Nano, Berisha dhe Rama janë kafshë pushteti dhe kur them këtë lidershipin e kanë të lindur, e kanë nën lëkurë, as ata vetë nuk e dinë se si do të reagojnë pas dy minutash.
Kështu që Berisha është ky lloj talenti sigurisht i ashpër, ka ardhur duke e reduktuar por në fund të ditës si Nano dhe Berisha kishin një limit, përsh vendimet e kushtetueses nuk diskutohej, janë aty dhe pikë. Por të dy janë politikanë që kanë bërë gabime. Ndërsa me Ramën kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë, shumë të afërt.



