Samsung prezanton inteligjencën e tij artificiale, quhet Gauss

Samsung prezanton inteligjencën e tij artificiale, quhet Gauss

Gjigandi i elektronikës koreano-jugore Samsung Electronics prezantoi ditën e mërkurë modelin e tij gjenerues të inteligjencës artificiale në “Samsung AI Forum 2023” në Seul, duke iu bashkuar kështu garës globale për zhvillimin e kësaj teknologjie.

Modeli quhet Gauss dhe aktualisht mund të shkruajë email në koreanisht dhe anglisht, të krijojë përmbledhje dhe të përkthejë dokumente. Ai bazohet në teknologjinë e mësimit të makinerive dhe gjithashtu mund të prodhojë edhe imazhe.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim dhe të bashkëpunojmë me industrinë dhe akademinë në kërkimin gjenerues të inteligjencës artificiale”, tha Kim Dae-hyun, nënkryetar ekzekutiv i Qendrës Globale të AI të Samsung Research, në një deklaratë.

Njoftimi vjen në një kohë konkurrence të ashpër midis gjigantëve të elektronikës për të zhvilluar modelet e tyre gjeneruese të AI.

OpenAI, një pionier në këtë sektor, ka lançuar ChatGPT 4 dhe Google gjithashtu prezantoi modelin Bard në mars.

Samsung planifikon të instalojë Gauss në telefonat inteligjentë dhe pajisjet e tjera duke filluar nga viti i ardhshëm.

Modeli është i përbërë nga Samsung Gauss Language, Samsung Gauss Code dhe Samsung Gauss Image dhe është emëruar sipas Carl Friedrich Gauss, matematikanit legjendar që themeloi teorinë e shpërndarjes normale, një element themelor i mësimit të makinerive dhe inteligjencës artificiale.

Për më tepër, emri pasqyron vizionin përfundimtar të Samsung për modelet, i cili është përdorimi i të gjitha fenomeneve dhe njohurive të botës për të shfrytëzuar fuqinë e inteligjencës artificiale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy