Dibër, parandalohet vrasja për borxhin 9 mijë lekë

Dibër, parandalohet vrasja për borxhin 9 mijë lekë

Një ngjarje e rëndë është parandaluar nga policia e Dibrës mbrëmjen e së mërkurës. Mësohet se dy persona janë konfliktuar për një borxh të pakthyer dhe sherri ka degjeneruar deri në nxjerrjen e një arme zjarri.

Sipas policisë së Dibrës, Jetmir Kade, 35 vjeç, banues në njësinë administrative Sllovë, ka shkuar i armatosur me kallashnikov në shtëpinë e një personi tjetër, i cili nuk i kishte kthyer borxhin prej 9 mijë lekësh që i kishte marrë.

Pasi ka qëlluar në drejtim të shtëpisë së borxhliut, ky i fundit ka dalë dhe të dy janë larguar për t’u sqaruar. Në këtë moment ka ndërhyrë policia, e cila e ka ndaluar 35-vjeçarin si edhe ka sekuestruar armën e zjarrit, me fishekët gati për qitje. 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy