Peticioni ndaj qeverisë për krizën/ Studentët: Na duhet bonus social, do shkojmë deri në protesta (VIDEO)

Peticioni ndaj qeverisë për krizën/ Studentët: Na duhet bonus social, do shkojmë deri në protesta (VIDEO)

Plot 5000 studentë kanë nënshkruar një peticion ku i kërkohet qeverisë që t’i njohë si subjekt social të krizës ekonomike, duke i dëmshpërblyer me 10.000 lekë të reja për dy muajt e ardhshëm.

Në studion e MCN Live, studentja Geraldina Mançka deklaroi se që nga tërmeti dhe pandemia, studentët nuk janë ndihmuar, përballë rritjes së çmimeve, transportit, qirave të shtëpive, ku tha se studentët janë kategoria më e prekur.

Pjesa më e madhe nuk punon. Se i duhet të mësojë. Studentët preken më së shumti. Ky është momenti që ti kërkojmë qeverisë një ndihmesë. Kërkesa ka të bëjë me një bonus social për studentët.

Kosova ka miratuar bonusin e studentit prej 100 eurosh, ka dhe arsimin falas, zero tarifa. Kategoria e pensionistëve, morën ndihmesë nga shteti për krizën, pse mos të ndihmohemi dhe ne.

Pas dy javësh pritet përgjigje për peticionin, edhe nëse nuk organizohemi tani, shtatori është shumë afër. 2018 do të kthehet përsëri, rritja e çmimeve nuk pezullohet, sa vjen dhe thellohet, sa vjen dhe studentët do preken më shumë.

Pjesa më e madhe e jona si studentë jetojnë larg familjes, edhe pse jam dhe studente dhe punoj, e mendoj shumë herë se çfarë do të ndodhë nesër. Transporti ushqimet, janë dyfishuar.

Mançka bëri të ditur se ka nisur që të punoj para dy vitesh kur dolëm nga pandemia, kur një nga pjesëtarët e familjes doli papunë dhe tha se nuk e sheh punën si diçka të keqe, por nënvizoi se pezullon për mësime.

Jam në vitin e fundit bachelor për infermieri. Do të qëndroj këtu pas përfundimit të shkollës, ndaj angazhohem për universitetin, që të jetë një vend më i mirë.

Jemi univeristarë deri sa jemi në universitet, pastaj jemi pjesë e shoqërisë. Nuk e shoh largimin në Gjermani, pasi dhe këtu ndonëse e vështirë mund të kontribuojmë.

Lidhur me Lëvizjen për Universitetin, shprehu besim se pjesa më e madhe e pedagogëve e kuptojnë që studentët kanë të drejtë.

Ajo tha se një studenti sot i duhet të ketë kushte më të mira për të jetuar dhe se nuk i mbulon dot të gjitha shpenzimet, por e ndihmon familja.

Ekzistojnë konviktet me çmime më të reduktuara, kushtet janë mizerabël. Rregullohet fasada jashtë, brenda vazhdon lagështia. Studentët nga vështirësia ekonomike detyrohen të jetojnë aty.

Karta e studentit përfshin mensat, transportit, bibliotekat, por nuk funksionon as në mensa, as në transport, vlen vetëm për abonenë e studentit, por është me numër të reduktuar abonosh që shiten vetëm për një ditë, ku studentët mblidhen para një kioske se kush do marrë

Nga ana e tij studenti Gerald Cakoni, deklaroi se peticioni ndoshta nuk është mënyra më e mirë për të kërkuar diçka, por personalisht tha se beson tek mënyra më të avancuara të kërkimit të të drejtave, si protestat.

Kemi dorëzuar dhe peticione të tjera në të shkuarën, të cilat nuk janë marrë parasysh, për ndihmë për studentët për internet. Por ky peticion nuk u mor parasysh.

Lëvizjen e mbajnë gjallë parimet, ne luftojmë për arsimim falas, për universitet më të mirë. Nuk ka pasur kërkesa që ne të heshtim, ne kemi 8 vite si lëvizje që përpiqemi për një universitet më të mirë dhe nuk do të ndalemi. Besojmë tek forma më të avancuara të protestave.

Për tre javë mblodhëm 5 mijë firma të cilat i dorëzuam dje pranë Këshillit të Ministrave. Studentët janë të prekur për shkak të tarifave të larta të studimit, kushteve të vështira në konvikte, ka një mllef që duan ta shprehim.

Ne i shohim seriozisht protestat, si mënyrë efektive për të fituar të drejtat. Ka pedagogë që na mbështesin, ka dhe të tjerë që të shohin me sy tjetër për shkak se jemi pjesë e një lëvizje.

Këta që na shohin me sy tjetër nuk janë rehat me veten, si për shembull te shkencat sociale, ku shisnin librat me detyrim. Nuk duhet të përjashtojmë asnjë pedagog që mbështet të drejtat për studentët, nuk mendoj se janë problem, na kanë mbështetur moralisht edhe për problematikat.

Nuk mendoj se duhet të lihen jashtë, fundja fundit, nuk na sjellin asgjë të keqe. Dy muajt e kaluar nuk kam marrë abone, nuk e kam marrë për shkak të radhës, më kanë thënë se kish mbaruar.

Problem tarifat shumë të larta të studimit. Kjo është arsyeja pse ne jemi vazhdimisht duke u përpjekur për më shumë.

Cakoni përmendi si problematikë edhe mungesën e kushteve jo vetëm në konvikte por edhe universitete, ku tha se ka mungesë të laboratorëve.

Studenti deklaroi se në verë shkon në Itali ku punon si kamarier, ndërsa nënvizoi se nëse do të rrinte në Tiranë për punë, paga nuk do i mjaftonte për të paguar qiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy