“Situatë e rëndë me zjarret në Delvinë”/ Qirko: Janë djegur 11 banesa dhe kisha. Thirrje për evakuimin e tre fshatrave

“Situatë e rëndë me zjarret në Delvinë”/ Qirko: Janë djegur 11 banesa dhe kisha. Thirrje për evakuimin e tre fshatrave

Situata me zjarret në Delvinë paraqitet e rëndë, raporton gazetarja Jonida Qirko në edicionin e lajmeve në MCN TV. Raportohet se janë djegur 11 banesa, Kisha e Shën Dhimitrit, ndërkohë që është bërë thirrje për evakuimin e tri fshatrave, Kopacës, Palvli dhe Vergo.

Flakët janë shuar tashmë në gjithë qarkun e Gjirokastrës, ku ka patur vatra aktive. Shqetësuese është situata në Delvinë. Disa fshatra janë të pushtuara nga flakët, ku është operuar gjatë ditës së sotme, si nga toka edhe nga ajri, përmes dy helikopterëve që janë vendosur për shuarjen e flakëve që kanë qenë agresive. Janë djegur 11 shtëpi dhe Kisha e Shën Dhimitrit në fshatin Senicë, që është monument kulture e kategorisë së parë. Janë djegur edhe disa shtëpi që përdoreshin si bujtina, duke dëmtuar edhe turizmin. Janë asfiksuar disa persona që janë dërguar në Spitalin e Sarandës. Ka pësuar djegie në trup shefi i Komisariatit të Delvinë, komisar Agim Troci që është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ka zbritur në terren edhe ministri Pirro Vengu, duke ndjekur nga afër situatën. Situata është shumë e rëndë. Është bërë thirrje për evakuimin e banorëve në fshatrat Kopacës, Palvli dhe Vergo, pasi aty flakët u janë afruar shtëpive, kanë djegur shtëpi, kullota, tokë bujqësore, ullishte, ku bazohet ekonomia e banorëve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy