Hetimi paraprak zbulon shkaqet e zjarrit që dogji Katedralen e Parisit

Hetimi paraprak zbulon shkaqet e zjarrit që dogji Katedralen e Parisit

Zjarri që dogji Katedralen e Parisit prillin e kaluar mund të ketë pasur si shkak një cigare apo një qark të shkurtër.

Ky është konkluzioni që ka dalë nga një hetim paraprak i prokurorisë së Parisit, i cili përjashton pistën e zjarrvënies së qëllimshme.

Sipas rezultateve të hetimit paraprak, nuk ka asnjë element që mbështet hipotezën e një zjarri të qëllimshëm apo skenari tjetër kriminal në lidhje me katedralen “Notre Dame”.

Mes shkaqeve të mundshme, Prokuroria e Parisit konfirmon mundësinë e një defekti në sistemin elektrik ose një cigare që nuk është shuar plotësisht në momentin e hedhjes.

Pas hetimit paraprak, prokuroria ua kalon rastin tre magjistratëve, të cilët do të çojnë deri në fund dosjen e ngjarjes së 15 prillit në kryeqytetin francez.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy