
Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar tërheqjen nga marrëveshja me Iranin, vendim që është kundërshtuar thuajse nga të gjithë shtetet. Trump deklaroi se do të ndërmarrë sanksione më të forta ekonomike ndaj Iranit, ndërkohë që Bashkimi Europian tha se do të vazhdojë zbatimin e marrëveshjes në fuqi.



