Blushi: SPAK pengoi Dulen dhe Belerin të takohen me Metën, po shkel të drejtat e njeriut

Blushi: SPAK pengoi Dulen dhe Belerin të takohen me Metën, po shkel të drejtat e njeriut

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi thotë se SPAK ka penguar sot deputetin dhe kryetarin e PBDNJ, Vangjel Dule dhe eurodeputetin, Fredi Beleri të takohen me Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në ambientet e burgut 313 në Tiranë.

Përmes një reagimi për mediat Blushi thotë se ligji e sanksionon qartë se institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale mund të vizitohen pa autorizim nga deputetët dhe eurodeputetët.

Por SPAK, i vetëshpallur mbi ligjin, shkel rëndë edhe të drejtat e njeriut, duke provuar botërisht aspektin kriminal të kësaj strukture, që funksionon vetëm si “vegël qorre” e Edi Ramës dhe “Rilindjes” dhe që si mision ka arrestimin, hetimin, shantazhimin dhe izolimin në ekstrem të drejtuesve të opozitës në funksion të axhendave elektorale, politike dhe personale të Shefit të Organizatës Mafioze që qeveris sot vendin.

Më tej në reagimin e tij Blushi thotë se shkelja e rëndë e ligjit nga SPAK nuk mund të tolerohet.

Në emër të Partisë së Lirisë, u bëj thirrje të gjitha institucioneve shtetërore dhe ndërkombëtare, si dhe organizatave të pavarura që mbrojnë të drejtat e njeriut, të reagojnë me forcë për të dënuar këtë akt skandaloz!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy