Administrata Kombëtare Hapësinore e Kinës (CNSA) bëri të ditur të mërkurën që sonda hënore “Chang’e-6” do të lëshohet sot më 3 maj. Sipas planit, për herë të parë në historinë e njerëzimit, sonda do të marrë mostra nga ana e pasme e Hënës.
Deri tani, përgatitjet për këtë mision po zhvillohen në mbarë në vendin e lëshimeve hapësinore të Wenchang-ut në provincën Hainan të Kinës Jugore, dhe raketa mbartëse “Marshimi i Madh-5 Y8” do të mbushet së shpejti me karburant.

Sonda Chang'e-6 - misioni hënor robotik më kompleks i Kinës deri më sot shënon një moment historik në përpjekjen e vendit për t'u bërë një fuqi dominuese hapësinore me planet për të ulur astronautët në Hënë deri në vitin 2030 dhe për të ndërtuar një bazë kërkimore në polin e saj jugor.
Çdo mostër e anës së largët e marrë nga zbarkuesi Chang'e-6 mund t'i ndihmojë shkencëtarët të shikojnë përsëri evolucionin e hënës dhe vetë sistemit diellor dhe të sigurojë të dhëna të rëndësishme për të çuar përpara ambiciet hënore të Kinës.
Sonda Chang'e-6 do të jetë një test kyç për aftësitë hapësinore të Kinës në përpjekjet e saj për të realizuar "ëndrrën e përjetshme" të liderit Xi Jinping për ta ndërtuar vendin në një fuqi hapësinore.




