I dënuar në Itali për trafik droge/ Arrestohet “i forti” i Shkodrës, Bledar Cafi

I dënuar në Itali për trafik droge/ Arrestohet “i forti” i Shkodrës, Bledar Cafi

Policia ka vënë në pranga 41-vjeçarin Bledar Cafi, i njohur si i “forti” i Shkodrës, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për trafik të lëndëve narkotike.

Sipas policisë, arrestimi i tij është bërë si pasojë e operacionit të koduar “Buna”, nga DVP Shkodër. Ky operacion është bërë në bashkëpunim me Interpol Tirana, për kapjen e 41-vjeçarit të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi Cafi është i dënuar për veprat penale “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “Trafikim droge në sasi të mëdha”.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, nga strukturat e DVP Shkodër u kap dhe u ndalua me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasi Bledar Cafi, 41 vjeç, banues në Shkodër, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zyra Qendrore e Interpol Tirana”, njoftoi policia.

Gjykata e Triestes/Itali, me vendimin e datës 04.06.2020, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet e 2 muaj burgim, për veprat penale “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “Trafikim droge në sasi të mëdha”, parashikuar nga Dekreti Presidencial “Për drogat” në Itali. Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy