Autobusi i linjës Fier-Përmet, merr flakë në ecje

Autobusi i linjës Fier-Përmet, merr flakë në ecje

Autobusi i linjës Fier-Përmet është përfshirë nga flakët në ecje e sipër, po fatmirësisht pa dëme në njerëz.

Informacionet paraprake të policisë së Fierit bëjnë të ditur se rreth orës 09.05 autobusi AA 502 BE, duke udhëtuar me pasagjerë nga Fieri për në Përmet, në fshatin Malas të Mallakastrës ka marrë flakë në ecje e sipër.

Pasagjerët kanë zbritur të gjithë nga autobuzi dhe nuk kanë probleme për shëndetin. Në vendngjare kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse dhe shërbimet e policisë.

Paraprakisht dyshohet se mjeti ka marë flakë në ecje e sipër si pasojë e një difekti teknik. Po punohet nga grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të renies së zjarrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy