Debati për rikonstruksionin e monumenteve historike, rasti i Katedrales së Parisit

Debati për rikonstruksionin e monumenteve historike, rasti i Katedrales së Parisit

Java e fundit në Shqipëri u dominua nga një debat që në fakt që vijon prej më shumë se dy vitesh: a duhet t’i ruajmë objektet që kanë vlera historike apo ta lëmë urbanizimin modern t’i asimilojë? Nëse në Tiranë i shembim vetë, në Paris ka debat për restaurimin edhe kur ato bëhen pre e fatkeqësive.

Rasti i Notre Dame, e cila u dogj nga një zjarr aksidental në fillim të vitit të kaluar, hapi diskutime për mënyrën e restaurimit, që do t’i ruajë sa më shumë karakterin e Katedrales së Parisit që pjesa më e madhe e botës e ka njohur që në moshë të hershme përmes romanit të Hygoit me të njëjtin titull. Shkrimi më poshtë është botuar në "Apollo", në vitin 2019. 

A duhet të rindërtohet në mënyrë besnike Notre Dame e Parisit?

Paul Binski

Shumë prej nesh do të binin dakord se Notre Dame duhet rindërtuar dhe ajo që nuk duhet të ndodhë është që kjo detyrë të merret peng nga politikanët. Premtimi i presidentit Emmanuel Macron për ta mbyllur këtë punë brenda pesë vitesh, në kohën e Lojërave Olimpike 2024, ka sjellë një përgjigje të butë, por të qartë të 1169 firmëtarëve ndërkombëtarë në një letër të hapur të publikuar në “Le Figaro”, me anë të së cilës kërkojnë që të paktën t’u jepet kohë. Por kohë për çfarë? Sigurisht, kohë për të marrë në konsideratë përmasën e vërtetë të dëmit që shkaktoi zjarri dhe më pas uji në ndërtesë dhe në kubenë spektakolare prej xhami. Ndërsa shihja spektaklin sublim të zjarrit në ekran, shpresa ime ishte se vetë ndërtesa do ta bënte punën e saj: vetë muret të shërbenin si urë zjarri për çatinë prej druri. Sigurisht, nuk ndihesha mirë me këtë, por si për çudi kisha besim. Kubeja ishte projektuar në stilin e kështjellave të mesjetare të stilit anglo-norman, kohë kur rreziku i zjarrit ishte i madh. Rezultoi pikërisht kështu: Notre Dame ia doli, të paktën për aq sa dimë për momentin, sepse ishte një ndërtesë e zgjuar që në krye të herës. Nuk pati mrekulli, thjesht pak dinakëri.

Dhe sigurisht, imagjinatë. E nisur të ndërtohej në vitin 1160, Notre Dame ishte kisha e parë e lartë e stilit gotik, që ia kalonte edhe kishës romane në Burgundy. Kubeja e saj ngrihej për të paktën 30 m. Brenda një shekulli, asaj iu shtuan pjesë anësore, fasadat e mëdha të së cilave me portat, kulmet dhe xhamat shumëngjyrëshe përmendeshin në të gjithë Europën. Në shekullin e XV, masonët nga kisha të tjera franceze dërgoheshin në Notre Dame për të studiuar nga afër arkitekturën gotike.

Rikonstruksioni i saj në mënyrë besnike mund të bëjë të detyrueshme një sërë axhendash. Është e saktë thënia se Notre Dame ka qenë gjithnjë një punë në progres. Kisha u përshtat mirë në shekullin e XIV, për t’iu ridedikuar pas vitit 1789 “Arsyes” revolucionare dhe më pas u rimodelua në shpirtin e arkitekturës moderne. Në fotografitë e hershme të vitit 1840 nuk duken kubetë e vogla – pavarësisht se një e tillë mesjetare shihet në panoramën e Parisit nga Duc de Berry, në 1415.

Shumë prej asaj që u bë tym e hi në prill ishte puna e Eugene-Emmanuel Viollet-le-Duc, një lajmëtar i modernitetit dhe gjeni i kohës. Pamja e kishës ka ndryshuar shpesh nga pak. Duke e mbajtur punën në progres e sipër, ne mund të pretendojmë se po i qëndrojmë besnikë shpirtit mesjetar gotik.

A ka një fushë reale për shpërblyer rinisjen tani? Kubeja fisnike u dëmtua nga zjarri dhe ka nevojë të zëvendësohet e tëra ose pjesërisht, por ndërtesat gotike janë kaq të lidhura dhe të integruara saqë zëvendësimi i pjesëve të saj me diçka të re me shumë gjasa nuk do të funksiononte as në pikëpamje vizuale dhe as strukturore. Kur është fjala te ajo me të cilën jemi bërë familjarë, njëfarë kuraje duhet, në mënyrë që ndërhyrja të mos kthehet në një shkatërrim. Barra e provës i kalon atyre që duan të bëjnë diçka të re.

Rikthimi i Notre Damit të dikurshëm nuk do të thotë domosdoshmërisht një akt mumifikimi afektiv, por një akt i bazuar në respekt për arritjet dhe trashëgiminë e një ndërtese me rëndësi radikale. Vitet e fundit, disa historianë të arkitekturës kanë folur për stilin gotik mesjetar si formë modernizmi, edhe pse analogjia mbivlerësohet, sensi i radikalizmit struktural dhe imagjinar që ai portretizon e iluminon këtë ndërtesë dhe atë që ajo përçon.

Notre Dame është pjesë e narrativës së modernizmit; në botën tonë njësoj si në atë mesjetare ajo forcoi idenë se arkitektura mund të jetë, siç thotë Jean Bony, një formë inxhinierie vizionare. Pjesa më e madhe e debatit që bëjmë sot, rrjedh, në fund të fundit nga degë të ndryshme të romanticizmit dhe përfundimet e tyre konfliktuale – romanca e të resë, romanca e të vjetrës dhe romanca e asaj që mund t’i besosh: për autenticitet dhe sinqeritet janë në vetvete ide të shekullit të XIX, koha që prodhoi pikëpamjen popullore, të frymëzuar nga Viktor Hygo, të Notre Damit si një monument i njëfarë ndjenje.

Paul Binski jep leksione të artit mesjetar në Universitetin e Kembrixhit. Libri I tij I fundit, “Skulptura Gotike”  është publikuar në kohën e botimit të këtij shkrimi nga Paul Mellon Centre dhe Yale University Press.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy