Një ish- ministër i financave në Kazakistan u dënua me 24 vjet burg për vrasjen e gruas së tij. Quandik Bisibaev, 44 vjeç, u shpall fajtor për torturimin dhe vrasjen e gruas së tij.
Gjyqi, i cili është transmetuar drejtpërdrejt në televizion gjatë shtatë javëve të fundit, u pa gjerësisht si një përpjekje nga autoritetet për të dërguar një mesazh se elita e vendit nuk është më mbi ligjin.
Pamjet CCTV të shfaqura në gjyq tregojnë se Bishibaev e godet vazhdimisht 31-vjeçaren Saltanat Nukenova dhe e tërheq zvarrë për flokë, gjysmë të zhveshur, në dhomën ku ajo vdiq më vonë.
Gjithashtu në celularin e tij u gjetën video të tij duke e sharë dhe poshtëruar të mavijosur dhe të gjakosur, disa orë para se ajo të ndërronte jetë në mëngjesin e 9 nëntorit 2023.
Gjatë gjyqit, Bishibaev pranoi se kishte rrahur gruan e tij, por pretendoi se disa nga lëndimet e saj ishin vetëshkaktuar. Ai gjithashtu mohoi se e kishte torturuar ose kishte planifikuar ta vriste.
Bishibaev ishte ministër i financave nga maji deri në dhjetor 2016. Ai u dënua me 10 vjet burg në vitin 2018 për ryshfet, por u lirua pasi kreu më pak se tre vjet pasi iu dha amnisti.



