Krijimi i një flote dronësh për transport mallrash është ideja që maturanti Igli Zhupa prezantoi para ekspertëve në Creative Business Cup në Shqipëri dhe që është vlerësuar si më e mira mes dhjetëra të tjerave. Në një bisedë me gazetaren Blerina Goce për “EuropeIN” në MCN TV, ai shpjegon më tepër për këtë ide.



