Veliaj shkarkon Anuela Ristanin, ia delegon detyrat Sara Goxhajt (VIDEO)

Veliaj shkarkon Anuela Ristanin, ia delegon detyrat Sara Goxhajt (VIDEO)

Ndonëse në parburgim, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka shkarkuar Anuela Ristanin nga funksioni i kryetares në detyrë të Bashkisë Tiranë. Ai ia ka deleguar detyrën e re nënkryetares Sara Goxhaj.

Kujtojmë që Anuela Ristanit iu delegua detyra e kryebashkiakes, pas arrestimit të Erion Veliajt, nën hetim nga SPAK. Ristani mori përsipër po ashtu detyrat e administrators politike të bashkisë, dhe pati një seri takimesh me kryeministrin Edi Rama. 

Gazetari Mariglen Kume në një raportim për MCN Live nga Bashkia e Tiranës tha:

Kjo çështje ka dy elementë që do të trajtohet në vijim, e para legjitimiteti i aktit administrativ. Unë jam konsultuar me disa juristë që nga mbrëmja e djeshme, ku sipas interpretimit të tyre më është komunikuar që SPAK s’i ka kufizuar Veliajt aktet administrative, çka nënkupton që mund ta bëjë një vendimmarrje të tillë. Te SPAK është kërkuar autorizim që dikush nga bashkia të shkojë në qelinë e paraburgimit dhe të firmoset ky akt, dhe jam në pritje të një përgjigje nga SPAK sa i përket kësaj procedure ligjore. Kemi të bëjmë me një firmë të hedhur në qelinë e paraburgimit dhe marrjen e vulës së bashkisë dhe transferimin e saj në qelinë e paraburgimit. Duket se ka një kundërpërgjigje ndaj kryeministrit Edi Rama, ku Veliaj vendos një të besuar të tij Sara Goxhajn”.

SHKRESA 

“DELEGIMIT E DETYRAVE TË KRYETARIT” BASHKIA TIRANË”
Në mbështetje të nenit 8 pika 2, neni 59 pika “I”, pika “3” të ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, të neneve 22, 28 dhe 29 të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, Rregullores me nr. 46111 datë 29.12.2022 për “Miratimin, Organizimin, Funksionimin, Detyrat dhe Përgjegjësitë e Strukturave të Institucionit të Bashkisë Tiranë”,
URDHËROJ:
1.    Znj. Sara Goxhaj, Nën/Kryetar i Bashkisë Tiranë, të kryej përkohësisht edhe detyrat e Kryetarit të Bashkisë Tiranë.
2.    Periudha e ushtrimit të kompetencave të deleguara, fillon më datë 19.03.2025, deri në një urdhër të dytë.
3.    Urdhri nr. 366, datë 14.02.2025 “Për delegimin e përkohshëm të detyrave të kryetarit të Bashkisë Tiranë”, shfuqizohet.
4.    Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm, Kabineti i Kryetarit, Drejtoria e Përgjithshme e Administrimit të Brendshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Medias dhe Komunikimit me Qytetarët, për zbatimin e këtij urdhri.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe njoftohet në stendën e afishimeve publike të Bashkisë Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy