
Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa tha në studion e MCN Live se i gjithë konteksti gjeopolitik është i tjetërsuar dhe se palët politike do duhet ta vendosnin në axhendat e tyre këtë gjë.
Pse të dy palët nuk e kanë më në epiqendër çështjen e raporteve me SHBA-në?
Vetë SHBA ka ndryshuar qasje me Europën, dhe s’mund të jetë më një axhendë të njëjtë siç ka ndodhur në zgjedhjet e 2021 dhe 2017 logjika për partneritetin me SHBA-në. Është gjithë konteksti gjeopolitik i tjetërsuar. Do doja të dëgjoja nga opozita diçka që defacto po ndodh. Me kolegët e Brukselit kam kontakte dhe më thonë “ju jeni bërë qendra e rajonit” dhe nuk e marr për meritën politike, por është për meritë të interesit gjeopolitik të Europës për Ballkanin Perëndimor. Ka qenë rivalitet mes Shqipërisë dhe Malit të Zi për vendosjen e zyrës Koordinatore për Ballkanin perëndimor. Treguesit të buxhetimit dhe investimeve që lidhen me netuorket njerëzore edhe institucionale që do të përfshihen nga ky koordinim nënkupton që do të rriten treguesit financiar. Jo se do të na sjellin lekë ne, por administrata e paraparë e Europës do të sjellë më shumë persona. Në Shqipëri diplomatët e huaj vijnë si në parajsë.
Në axhendë do duhej që të dy palët tona politike ta vendosnin këtë gjë.



