
Një ditë pas dakordësisë së arritur në Ohër, presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se nuk do të zbatojë asgjë që ka të bëjë me anëtarërsimin e Kosovës në OKB. Vuçiç tha se do të zbatojë Marrëveshjen për normalizim të marrëdhënies me Kosovën deri në “vijat e saja të kuqe”. Po ashtu ai theksoi se ka disa arsye përse nuk firmosi Marrëveshjen e as aneksin e implementimit.
“Para së gjithash, sepse Republika e Serbisë është një vend i njohur ndërkombëtarisht, ndërsa ajo siç e quajnë Republika e Kosovës nuk është. Nuk dua të bëj marrëveshje ndërkombëtare me Kosovën”, ka thënë Vuçiç.
“Pas çdo samiti dhe takimi, unë flas pa mëdyshje se ne jemi kundër pranimit të tyre në OKB, prandaj nuk kam nënshkruar asgjë. S’do të zbatojë asgjë që ka të bëjë me anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara apo ndonjë njohje de facto apo de jure. Gjithçka tjetër, jam gati të punoj në implementim”, tha Vuçiç.



