
Një skemë financiare e pastrimit të parave, pjesë e të cilit është biznesmeni Rezart Taçi, një shtetas zviceran dhe Italian, është zbuluar pas një hetimi nga Prokuroria e Posaçme shqiptare.
SPAK njoftoi se në sekuestro janë vënë 18 milionë euro, ndërsa është shpallur kërkimi për manjatin e karburanteve Rezart Taçi.
Pas kërkimeve policore, rezulton se Rezar Taçi ndodhet në Zvicrër prej shumë kohësh. Në arrest ka përfunduar ish-truproja personale e Rezart Taçit, Bledar Lilo dhe Artur Balla i cili është kunati i Rezart Taçit. Në këtë hetim janë përfshirë dhe 3 shtetas italianë banues në Palermo. Në një intervistë për studion e lajmeve të MCN TV, gazetarja Anduena Llabani tha se pavarësisht se Taçi është arratisur nga Shqipëria, ai nuk ka mundur ti shpëtojë hetimit Italian. Llabani tregoi se skema që ka përdorur Taçi për të mos paguar detyrimet kanë qenë pretendimet se kompania nuk kishte mundësi pagese të këtyre detyrimeve për shkak se dilte me humbje.
“Pretendimet ishin mashtrime të administratorit Rezart Taçi, pasi janë konstatuar disa transferta me shuma të mëdha parash që janë dërguar nga llogarit bankare të kompanisë ARMO drejt shoqërisë tjetër të tij “Taçi Oil” në formë huaje, apo edhe në llogarit bankare tek të afërmit e tij”, tha Llabani.
Intervista:
Anduena, në materialin e prokurorisë flitet për sekuestrimin e rreth 18 milion eurove dhe mes disa personave i përfshirë është biznesmeni Rezart Taçi. Për çfarë bëhet fjalë konkretisht?
Llabani: Bëhet fjalë për presidentin e kompanive TAÇI OIL, është shpallur në kërkim, ka qenë i akuzuar, i arratisur nga Shqipëria por nuk i ka shpëtuar hetimit Italian. Prokurorët e SPAK kanë qenë para disa ditësh në Palermo. Bëhet fjalë për transferta parash në Itali, Zvicër dhe më pas në Shqipëri, transferta deri në 23 milionë euro. Deri në vitin 2013 ai ka deklaruar se nuk ka fitime nga ARMO.
A ka të dhëna nga policia se ku ndodhet aktualisht Rezart Taçi?
Llabani: Nuk ka informacione në lidhje me vendqëndrimin e tij. Ai i ka shpëtuar edhe autoriteteve në Shqipëri.
Rezart Taçi është emër i njohur për drejtësinë. Kur janë regjistruar akuzat e para ndaj tij dhe çfarë ka ndodhur me to ndër vite?
Llabani: Nga 2009 deri në 2013 s’ka paguar 6 milionë euro detyrime. Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet dhe administron në dosje akt-ekspertimin kontabël, ku rezulton se Rezart Taçi, me cilësinë e administratorit të komapnisë “ARMO”, nuk ka paguar detyrime tatimore dhe taksa me vlerë rreth 6 mln euro. Për këtë fakt, prokuroria e ka marrë atë të pandehur. Çështja do të gjykohet pranë Gjykatës së Tiranës. Janë rreth 6 milionë euro detyrime tatimore dhe taksa që Rezart Taçi me cilësinë e administratorit të ARMO-s nuk i ka paguar shtetit shqiptar
ata konstatuan se për rreth 4 vite Rezart Taçi nuk ka paguar detyrimet tatimore. ![]()
Për këto mos shlyerje të detyrimeve, prokuroria ka konstatuar rreth 30 urdhra bllokimi për llogarit bankare, por pas negociatave me drejtues të tatimeve apo krerë të komunave e bashkisë, këto urdhra pezulloheshin për zbatim për disa herë. Ndërkohë nga letër-këmbimi që kompania “ARMO” ka mbajtur me institucionet në vend, e që janë sekuestruar nga prokuroria rezulton se administrator i ARMO-s pretendonte se kompania nuk kishte mundësi paguese të këtyre detyrimeve për shkak se shoqëria dilte me humbje.
Pretendimet ishin mashtrime të administratorit Rezart Taçi, pasi janë konstatuar disa transferta me shuma të mëdha parash që janë dërguar nga llogarit bankare të kompanisë ARMO drejt shoqërisë tjetër të tij “Taçi Oil” në formë huaje, apo edhe në llogarit bankare tek të afërmit e tij. Janë konstatuar pranë bankave të nivelit të dytë tërheqje e shumave të mëdha parash në formë CASH nga llogarit bankare të ARMO-s nga vet Rezart Taçi dhe pjesëtar të ngushtë të familjes.
Nëse kemi të bëjmë me një vjedhje prokuroria arriti ta hetojë por pa prova. Rezultoi me një dënim tre vite, por që mbeti vetëm në letër. Fatmir Braka dhe Maks Haxhia do të jenë avokatët e tyre por deklarojnë se nuk janë telefonuar nga klienti i tyre.



