14 vite nga tragjedia e Gërdecit, dosja kthehet për rihetim në SPAK  

14 vite nga tragjedia e Gërdecit, dosja kthehet për rihetim në SPAK  

14 vite më parë, më15 mars 2008, në mesditë në ora 12:05 një shpërthim i fuqishëm tronditi Tiranën, ndërsa krateri i tij u shënua pak kilometra më tutje, në fshatin Gërdec në Vorë.

Bilanci, 26 të vdekur e mbi 300 të plagosur dhe me 100 shtëpi të rrafshuara, ishin pasojat e shpërthimit në punishten e demontimit të municioneve shtetërore në pronësi të biznesmenit Mihal Delijorgji.

Sot 14 vite më pas, ai shpërthim është ende i freskët në memorien e të gjithë.

Dosja voluminoze prej 90 fashikuj e Gërdecit hetuar përgjatë 2008-2009 është tërhequr nga arkiva dhe ndodhet në SPAK.

 Për 26 viktimat dhe 300 të plagosurit nga shpërthimi askush nuk ndodhet në qeli.

Gjykata e Lartë ka rrëzuar pak javë më parë rekursin e Fatmir Mediut për të mos u hetuar.  Apeli i GJKKO, më 24 shtator mori vendimin për rikthimin për hetim në SPAK të dosjes,  duke pranuar kështu kërkesën e prokurorisë dhe të familjes Durda. 13 vite pas tragjedisë, familjeve të viktima iu rikthyer shpresa se mund të marrin drejtësinë e munguar për familjarët e tyre. Apeli i GJKKO rrëzoi një vendim të mëparshëm të shkallës së parë, duke argumentuar se çështja nuk është gjykuar dhe se heqja e imunitetit të Mediut i hap rrugë procesit për rihetim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy