Kryeministri i tanishëm i Bullgarisë Bojko Borisov nuk arriti të krijonte qeverinë e re. Presidenti i shtetit Ruman Radev do të vendosë një qeveri të përkohshme deri në kohën e zgjedhjeve të ardhshme.
Pas tre dështimesh për formimin e qeverisë së re në shtetin më të varfër të BE-së do të ketë sërish zgjedhje me datë 11. Korrik. Presidenti i shtetit dekretoi një kabinet të ri të martën në Sofje. Ai shpërndau parlamentin e zgjedhur me 4. Prill.
Qeveria e përkohshme do të drejtohet nga një ish-gjenerali Stefan Janev. Ai ka qenë deri më tani sekretari i sigurisë dhe i mbrojtjes i presidentit. Si ministër i jashtëm u zgjodh Svetlan Stoev, ambasadori i tanishëm në Danimarkë. Presidenti, i cili njihet si pro-rus, emëroi gjithashtu ministra nga rradhët e socialistëve opozitar si dhe partia populiste GERB e ish-kreut të qeverisë Bojko Borisov.
Borisov e ka mbajtur postin e kryeministrit që prej vitit 2009, me një ndërprerje nga viti 2013 deri në 2014. Në zgjedhjet e fundit të mbajtura në fillim të prillit partia GERB ishte dukshëm forca më e madhe politike. Përpjekjet për të krijuar një qeveria pro-evropiane dështuan. Situata politike në Bullgari përkeqësohet gjithashtu nga zgjedhjet e ardhshme presidenciale, të cilat do të mbahen në vjeshtë. Presidenti i zgjedhur nga rradhët e socialistëve synon të marrë mandatin e dytë. Në Bullgari presidenti zgjidhet drejtpërsëdrejti nga populli./ FAZ



