Sigurimi i jetës dhe shëndetit, Sherifi: Dëmshpërblimi, minimal në krahasim me dëmin. Pagesat zvarriten me vite

Sigurimi i jetës dhe shëndetit, Sherifi: Dëmshpërblimi, minimal në krahasim me dëmin. Pagesat zvarriten me vite

Edhe në tre muajt e parë të këtij viti, tregu i sigurimeve ka shënuar një trajektore rritëse, ndërkohë që në rritje më të dukshme janë dëmet e paguara nga kompanitë në këtë fazë të parë të vitit. Megjithatë, raporti i dëmeve që paguajnë kompanitë në krahasim me atë që arkëtojnë mbetet i ulët.

Në studion e MCN Economy, Erid Sherifi, shpjegoi procedurat që ndiqen në rast aksidentesh rrugore apo aksidente në punë, duke e vënë theksin te vlera e vogël që përfitojnë të dëmtuarit në krahasim me dëmin dhe traumën e shkaktuar.

Ligji përcakton dëmshpërblimet dhe afatet. Në momentin që kompletohet procesi penal, personi duhet të marrë dosjen dhe t’i drejtohet kompanisë së sigurimit. Kjo është e detyruar për një afat 10-ditor të kërkoj plotësimin e dokumenteve dhe brenda 90 ditësh të japë dëmshpërblimin.

Kur flasim për vlera të vogla, kompanitë rritin statistikat e tyre. Kur ka vlera të mëdha, personat e dëmtuar heqin të zitë e ullirit derisa të marrin dëmshpërblimin. Flasim për 5-10 milionë të reja, që janë shumë pak në krahasim për shembull me humbjen e jetës.

Sipas tij, kompanitë e sigurimit zvarrisin pagesat, për të cilat shpesh të dëmtuarit i drejtohen gjykatës, e cila shton vonesa të tjera.

Kompanitë e sigurimit që paguajnë brenda afatit nuk numërohen as me gishtat e njërës dorë. Nëse shkon në proces gjyqësor, të shkojë 3 vjet në shkallë të parë dhe 7 të tjera në apel.

Ka dëme të papaguara që nga viti 2010.

Sherifi tha se shpesh për shkak të informacionit të kufizuar, pala e dëmtuar pranon marrëveshje që e çojnë fitimin te kompania.

Qytetari në momentin e parë i drejtohet një avokati. Këta të fundit i shkojnë në spital dhe bëhet marrëveshja. I drejtohen kompanisë së sigurimit kërkojnë shpërblimin e dëmit. Vlera e sigurimit është e papërfillshme në krahasim me traumën që i shkaktohet. Në më të shumtën e rasteve, kompanitë ofrojnë deri në 600 mijë lekë të vjetra. Aq i shkojnë kosto, por kompanitë nuk ia njohin faturat. Kompanitë e sigurimit janë të predispozuara për të paguar sa më pak.

Pra, kemi përballë milionerin dhe atë që nuk ka bukë të hajë në shtëpi. Kur e sheh që i ofrohet një shumë e caktuar, ai e pranon.  I shoh kompanitë që dalin me fitim, edhe pse ka një numër të lartë të aksidentuarish.

E dini sa vlen jeta e një minatori? Vetëm 6 milionë lekë të reja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy