Raporti i OKB: Në sulmin ndaj qytetarëve në Siri është përdorur gaz

Raporti i OKB: Në sulmin ndaj qytetarëve në Siri është përdorur gaz

Një mbikëqyrëse e armëve kimike ka gjetur se gazi sarin është përdorur në sulmin e prillit në qytetin sirian të Doumës.

Raporti i përkohshëm i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) tha se "kimikate organike të ndryshme të klorinuara" ishin gjetur, por nuk kishte prova për agjentë nervorë.

Dhjetëra civilë u vranë nga sulmi në qytetin e mbajtur nga rebelët në rajonin e Ghouta Lindore pranë Damaskut.

Qeveria siriane mohon kryerjen e ndonjë sulmi me armë kimike.

Pas sulmit në Douma, aeroplanë luftarakë të SHBA, Britanisë dhe Francës nisën sulme kundër objektivave ushtarakë qeveritarë.

OPCW-së iu dha kohët e fundit fuqi të reja nga shtetet anëtare për të emëruar ata që janë përgjegjës për përdorimin e armëve kimike. Hetimi i tij ndaj sulmit të Douma po vazhdon.

Mjekët në Douma raportuan më 7 prill se më shumë se 500 pacientë ishin sjellë në mjediset mjekësore me simptoma që sugjeronin ekspozimin ndaj një agjenti kimik.

Punonjësit e shpëtimit gjithashtu raportuan një erë të fortë të klorit në ajër pas një sulmi ajror që synonte dy vende në Douma.

OPCW dërgoi një mision për gjetjen e fakteve në Douma rreth një javë më vonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy