Përmbyten kabinat, OSHEE stakon energjinë: Ja zonat pa drita

Përmbyten kabinat, OSHEE stakon energjinë: Ja zonat pa drita

Reshjet e vrullshme që përfshinë vendin mëngjesin e sotëm kanë shkaktuar krahas përmbytjeve edhe mungesën e energjisë elektrike në disa zona. Në kryeqytet, disa zonë janë pa energji elektrike për shkak të përmbytjes së kabinave.

OSHEE-ja bën të ditur se kjo situatë e ka detyruar të stakojë energjinë deri në uljen e nivelit të ujit. 

Përmytje ka në TEC-in e Kombinatit, ndërsa janë dëmtuar dy fidrat 25 dhe 26 nënstacioni Selitë.

Për pasojë, pa energji janë:

Rruga “Tish Daia”, “Eleonora” pranë Kopshtit Botanik, Kodra e Diallit, zona pranë ish-Drejtorisë së Ujërave (Selitë), zona pranë ish-SMT-së, zona pranë shkollës “Bajram Curri”, zona e rrugës “Bardhyl”, Porcelani, ish-Kinostudio, zona e Kombinatit, Rruga e Qelqit, Yzberishti etj. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy