
147 tigra janë vjedhur tre vjet më parë nga një tempull në Tajlandë, i cili akuzohet për shfrytëzimin e tyre për qëllime turizmi. Më shumë se gjysma e tyre kanë ngordhur. Autoritetet e Bangkokut njoftojnë se 86 tigrat që ngordhën në përpjekje për të shpëtuar kishin probleme të frymëmarrjes për shkak të paralizës së laringut, dhe sëmundje të tjera të shkaktuara nga endogamia. Çështja pritet të rihapë polemikat mbi trajtimin e kafshëve të egra madhështore të ruajtura që nga viti 2016 në tempullin e famshëm “Tiger Temple” në provincën Kanchanaburi, i cili tërhoqi dhjetëra mijëra turistë në vit. Tempulli dyshohet për trafikim të kafshëve të egra, keqtrajtim dhe përdorim të lëndëve narkotike.



