Basha: Italia arrestoi Habilajn e drogës, klani i tij i lidhur me qeverinë (VIDEO)

Basha: Italia arrestoi Habilajn e drogës, klani i tij i lidhur me qeverinë (VIDEO)

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas shkatërrimit të bandës itali-shqiptare e cila në Itali qarkullonte miliona euro nga trafikimi i drogës dhe armëve.

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", Basha thotë se u arrestua kreu i grupit të drogës nga Shqipëria Moisi Habilaj, që sipas tij PD e kishte denoncuar 4 vjet më parë lidhjen e tij me qeverinë.

Sipas kryedemokratit Basha, Rama arrestoi Dritan Zaganin, oficerin e policise qe e denoncoi këtë lidhje dhe sulmoi opoziten.

"Policia italiane arrestoi sot kreun e nje grupi te trafikut te droges nga Shqiperia, Moisi Habilaj. Partia Demokratike ka denoncuar per 4 vite lidhjen e qeverise me kete klan, lidhjen e afert te Tahirit me kete bande. Audi i famshem i ministrit, perdorej pikerisht nga ky qe sot u arrestua ne Itali. Edi Rama arrestoi Dritan Zaganin, oficerin e policise qe e denoncoi kete lidhje dhe sulmoi opoziten pareshtur. Po sot cfare do te thote? Vetem ngarkesa e kapur prej policise italiane vlen 20 milione euro. Po ne 4 vite, sa para qarkulloi narkomafia me mbeshtetjen e Tahirit dhe mbrojtjen e Rames??? Kjo eshte mafia dhe keto jane lidhjet e saj me Edi Ramen!", deklaron Rama. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy