
Nency Pelosi, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, vizitoi këtë të diel Kievin, ku takoi Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Vizitën e zyrtares së lartë amerikane, e bëri të ditur vetë Presidenti ukrainas, duke postuar momente nga takimi në Twitter, ku morën pjesë edhe disa deputetë amerikanë.
Ne e bëjmë këtë vizitë për t’ju falënderuar për betejën tuaj për liri. Beteja juaj është për të gjithë. Angazhimi ynë është të jemi krahë jush deri sa beteja të përfundojë.
Nga ana e tij Zelensky komentoi se u takua me kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi në Kiev.
SHBA është një lider në mbështetjen e fortë për luftën kundër agresionit rus. Faleminderit që ndihmoni në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit tonë.
Në një konferencë për shtyp të mbajtur në Poloni pas takimit, Pelosi tha se SHBA nuk do të ndalojnë furnizimin me armë për Ukrainën nga frika se mos provokojnë Rusinë.
Nuk duhet të dorëzohesh para ngacmuesve. Nëse ata të kërcënojnë, nuk mund të dorëzohesh. Ne jemi të gatshëm t'i japim Ukrainës të gjithë mbështetjen e nevojshme.



